TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 10:42

Kaloi drejt Greqisë makinën e mbushur me drogë, lihet në burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Kaloi drejt Greqisë makinën e mbushur me drogë, lihet në

Gjykata e Korçës ka lënë në burg ish-shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stiljan Pasho.

Ai shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore por në datë 27 nëntor ka favorizuar një shtetas të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë 26 kg lëndë narkotike. Ndërkohë është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stiljan Pasho u arrestua më 30 nëntor 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me akuzën se ka ndihmuar kalimin e një ngarkese me 26 kilogramë drogë e cila është kapur në Greqi në datën 28 nëntor.

Pasho ka urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin ku pas bashkëpunimit me policinë greke u sekuestruan 26 kg lëndë narkotike e nisur nga Shqipëria. Më 28 nëntor policia greke njoftoi arrestimin e 36-vjeçarit për trafikimin e 27 pakove me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 26 kilogramë.

Droga ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit. Gjatë kontrollit, policia greke sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë.

droge burg stiljan pasho

Lini një Përgjigje