TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 07:57

Atentati ndaj Eno Nikulajt në Lezhë/ Policia sekuestron 25 gëzhoja në vendngjarje, merr në pyetje disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Eno Nikulajt në Lezhë/ Policia sekuestron 25

40-vjeçari Entjan Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri tip kallashnikov mbrëmjen e djeshme në një atentat të mirë organizuar në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 të mbrëmjes së 2 dhjetorit në aksin rrugor Milot-Lezhë në vendin e ruajtur “Ura e Trenit” në hyrje të qytetit.

Objektiv i sulmit me armë ishte Entjan Nikulaj, i afërm i Ardian Nikulaj, biznesmenit të vrarë me 19 prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.

40-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristradë ML në drejtim të Lezhë. Nga të shtënat me armë, Nikulaj fillimisht mbeti i plagosur rëndë por humbi jetën disa minuta më vonë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, pasi nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Ndërkohë rreth 60 minuta pas ngjarjes u gjet një automjet duke u djegur në afërsi të Rinasit, brenda se cilës kishte dhe në armë zjarri automatik. Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMW ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autorët në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj. Ata mendohet të kenë qenë dy persona, ndërsa një i tretë mund t’i ketë informuar mbi lëvizjet e objektivit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Vrasja e Ardian Nikulajt

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje. Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.

Ata mbërritën në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

eno nikulaj lezhe atentat

Lini një Përgjigje