TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 11:41

Detaje nga vrasja në Laknas, Maliq Marku ditën e vrasjes preu biletë për në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Laknas, Maliq Marku ditën e vrasjes preu

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja në Laknas, ku Maliq Marku vrau fqinjin pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza. 69-vjeçari Marku, i cili ka shprehur pendesë në gjykatë për krimin, prej kohesh ka pasur konflikte me banorë të zonës për shkak të një kanali të ujërave të zeza që kërkonte të hapte, por që banoret e zonës mes të cilëve dhe viktima nuk kanë qenë dakord. 

Ndërkohë, gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Maliq Markun.

Pas ankimit që kishte bërë në ujësjellës kanalizime Kamëz, dy punonjës kanë shkuar për të bërë zhbllokimin e pusetës sipas ankesës qe kishin marrë, por Markut i kanë deklaruar se nuk mund të realizohej kërkesa e tij. Pas largimit të punonjësve, ka nisur edhe sherri verbal mes Markut dhe fqinjit të tij Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa.

Sipas dosjes, një i njohur i Markut është munduar që të qetësojë palët, por ata kanë nisur debatet edhe duke ofenduar njëri-tjetrin. Në këtë moment, Marku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Shefqet Hasës, i cili mbeti i vrarë, ndërsa plagosi fqinjin tjetër Ismet Keqa.

“Gjatë këtij debati në një moment personi nen hetim Maliq Marku ka nxjerrë një arme luftarake te tipit pistolete dhe ka qëlluar 5 here ne drejtim të të ndjerit Shefqet Hasa. Pas këtyre të shtënave Shefqeti është rrezuar ne toke në tokë, ndërsa Maliqi duke mbajtur pistoletën me te dyja duart është kthyer nga shtetasi Ismet Keqa, duke ja drejtuar pistoletën atij. Në këto momente shtetasi Ilir Kuka me dorën e tij të majtë ka prekur dorën e djathtë të Maliqit gjë qe ka bere te mundur devijimin e pistoletës te personit nen hetim Maliq Marku i cili qëlloi dhe 3 apo 4 herë të tjera në drejtim të shtetasit Ismet Keqa, i cili si pasojë e ndërhyrjes së shtetasit Ilir Kula pësoi vetëm plagosje si pasojë e këtyre të shtënave. Personi nën hetim ka qëlluar derisa sa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në krëhërin e armës së tij.

Pas këtyre të shtënave personi nën hetim përsëri ia ka drejtuar pistoletën Ismetit, por shtetasi Ilir Kuka në këto momente i ka kapur të dyja duart bashkë me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku në këtë moment Maliqi ka qëlluar dhe një herë të vetme në drejtim të tokës. Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në karikatorin e armës se tij”, thuhet në dosje.

Prokurori Florian Bonjaku ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 69-vjeçarin, ndërsa në kërkesën për masën e sigurisë thuhet se ai paraqet rrezikshmëri për t’u larguar, duke qenë se ditën që ka ndodhur ngjarja kishte prerë biletë për t’u larguar në Angli, vend ku jeton prej vitesh.

Pas vrasjes më 30 nëntor, Marku është larguar në banesë ku ka mbudhur edhe njëherë krehërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep. Në banesë i janë 1 një shkop gome si të policisë, 3 fishekë arme gjahu si dhe një tub që përdorej për pastrimin e armëve.

maliq marku vrasje fqinj laknas

Lini një Përgjigje