TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2023, 18:25

Zbardhet ekspertiza për vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj kishte 6 plagë në gjymtyrë dhe në kokë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet ekspertiza për vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian

Në dosjen e zbardhur të prokurorisë mbi vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, thuhet se gjatë këqyrjes së vendit ku Ardian Niluaj u gjet i vdekur mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij, u gjetën 6 gëzhoja arme zjarri, 5 prej të cilave me markonim 11-56 dhe njëra me markonim 11-64, një predhë si ato model 54 e cila u gjet në karrigen ku ndodhej i pajetë viktima Ardian Nikulaj.

Po ashtu në tavolinën ku ishte gjetur Nikulaj u gjet një celular i markës ‘Iphone’ i dëmtuar për shkak të predhave të armës si dhe një kartë SIM.

Viktima kishte dy plagë në kokë, dy plagë në trup dhe dy plagë në secilin prej krahëve të tij.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ardian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

ardian nikulaj

Lini një Përgjigje