TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2023, 17:21

Dy prokurorë britanikë në Shëngjin për vrasjen e Nikulajt, eksperti: Të kërkohen pamjet filmike, duhen prova bindëse!

Shkruar nga Pamfleti
Dy prokurorë britanikë në Shëngjin për vrasjen e
Ardian Nikulaj

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se hetuesit shqiptarë duhet të kërkojnë pamjet filmike, ose fotografitë e kapura nga satelitët lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Softa theksoi se edhe përmes fotografive mund të krijohet dinamizmi i lëvizjes dhe të kuptohen lëvizjet e autorëve.

Sa i takon ardhjes së dy prokurorëve britanikë, Softa vuri në dukje se duhen prova bindëse që gjykata të veprojë lidhur me ekstradimin e të dyshuarve.

Ardhja e prokurorëve të huaj, britanikë, s’është hera e parë. Janë disa herë që prokurorë të ndryshëm, për ngjarje të ndryshme, kanë zbritur, siç kanë qenë nga Belgjika, nga Spanja. Është një hap pozitiv midis prokurorive dhe drejtësive për çështje që kanë interes reciprok. Në çdo aktivitet kriminal i bashkon lufta ndaj krimit dhe aktiviteteve të paligjshme. Ju thatë për kërkesën për ekstradim të firmosur sot nga ministri. Nëse s’do të kemi prova bindëse, nuk mundet që Prokuroria të bindë gjykatën për të bërë veprimet e saj, qoftë për ndalimin, qoftë për ekstradimin e tyre. Është procedurë. Duhet të kujtojmë jo pak raste, kur prokurorë nga Holanda, nga Belgjika kanë ardhur në territorin shqiptar. Marrim rastin e një ish-deputeti që u prangos për një ngjarje të ndodhur në Belgjikë apo Holandë. Kanë procedurën e tyre, për të komunikuar, për të marrë në pyetje. Flasim për një dosje të bujshme që ka bërë jehonë, jo vetëm në ambientet tona mediatike, por edhe në ambientet e tyre.

Unë mendoj se grupi i hetimit të pjesës shqiptare duhet t’i kërkojë përmes ministrisë së Mbrojtjes që të merren edhe pamjet satelitore. Kemi dy satelitë të ngritur në muajin shkurt që monitorojnë territorin, të paktën nga ajo që në është thënë. Nëse janë vetëm fotografi, intensiteti i fotografive është i mjaftueshëm për të treguar dinamizmin e lëvizjes. Mund të tregojnë vendin ku ka ndaluar, ku ka hedhur motorin. Fragmentizimi i fotove realizon atë që quhet dinamikë. Kjo ka ndodhur për një periudhë 2 mujore. E njëjta gjë do vlente për rastin e dy të zhdukurve në Sarandë. Çfarë presim ngjarje më të rënda se këto?!  Duhet të kërkohet nga grupi i hetimit, pavarësisht nëse janë apo s’janë pamjet. Atëherë duhet ta kuptojmë që këto satelitë s’janë për këtë gjë. Fakti që u ngritën satelitët tregon që shkuam në një nivel më të lartë. Nuk janë satelitë për të kontrolluar globin, por për të kontrolluar territorin shqiptar. Duhet të ketë edhe një shpjegim publik, që ka s’ka, përdoren, s’përdoren”.- u shpreh Softa.

 

fatjon softa vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje