TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2023, 15:30

I dënuar me 7 vjet burg, arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 7 vjet burg, arrestohet i shumëkërkuari në

Një 46 vjeçar, i shpallur në kërkim në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.

Si rezultat i këtij operacioni, Marko Bushi, banues në Tiranë, u kap në rrugën “Haxhi Dalliu”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane

Lini një Përgjigje