![]()
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 29-vjeçarit Endrit Sinaj pak ditë më parë në Spanjë.
Mësohet se Sinaj kishte pak ditë që ishte liruar me kusht nga gjykata dhe u la pa shenja jete në dyert e urgjencës së spitalit në Trueta në Girona nga një bashkatdhetar.
Policia spanolle ra në gjurmët e shqiptarit falë targës së makinës që kishin kapur kamerat e sigurisë.
Dëshmitari tregoi se e kishte gjetur Endrit Sinaj të plagosur në anë të rrugës, por nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm.
Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë dhe kontrollit në banesën e tij, policia e liroi për shkak se rezultoi se nuk kishte lidhje me krimin. Mediat e huaja rapotojnë se shqiptarit iu kthye makina, tip Seat Córdoba, me të cilën ai kishte çuar viktimën në urgjencë.
Shqiptari Endrit Sinaj është vrarë me armë zjarri në Spanjë. 29-vjeçari është qëlluar me një plumb në bark. Endrit Sinaj është një emër i njohur për policinë pasi rezulton me precedent kriminal në fushën e marijuanës dhe grabitjeve me dhunë në Shqipëri dhe Spanjë.
Viktima ishte liruar me kusht pak ditë para se të vritej, pasi u arrestua së bashku me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni të lidhur me trafikun e marijuanës me Marbella. Sinaj u arrestua në La Selva dhe gjykata në Blanes, e cila më pas u pezullua në një gjykatë në Marbella, i dha atij liri të përkohshme, ndryshe nga kolegu i tij, i cili u burgos.
Lini një Përgjigje