TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2023, 09:32

Po trafikonte pakot me kanabis, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Po trafikonte pakot me kanabis, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u kap duke transportuar 104 kg kanabis.

Uniformat blu raportojnë se bëhet fjalë për Kristian Nikola Skëndaj, i cili është një person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Sakaq, policia sekuestroi sasinë e kanabisit dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Reset", për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Forca e Posacme Operacionale, në DVP Vlorë.

Sekuestrohen 104 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga 48-vjeçari, drejtuesi i automjetit që transportonte 10 pakot me lëndë narkotike. 

48-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se një sasi e madhe lënde narkotike kanabis po transportohej me një automjet tip "Chrysler", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reset".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K.(N.). S., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel. 

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Chrysler", në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular. 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

kanabis trafikim vlore arrestim

Lini një Përgjigje