TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2023, 17:54

“Trupat e Koçoles dhe Sulovarit janë hedhur në det”, Karamuço për 2 të zhdukurit në Sarandë: Po hetohet në dy drejtime

Shkruar nga Pamfleti

“Trupat e Koçoles dhe Sulovarit janë hedhur në

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur dyshimet se dy shokët e zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre mund të jenë hedhur në det.

Në një intervistë për “Top Talk”, ai tha se pretendimi i tij është i bazuar në disa indice dhe informacione ende të pakonfirmuar por që pritet të marrin përgjigje shumë shpejt.

Tashmë nuk po kërkohen më si të gjallë. Po kërkohen si të zhdukur. Madje dhe familjarët thonë të sillen trupat, nuk mund t’i gjejnë dot më ashtu si mendonin. Pra, kanë indicie dhe informacione. Ka një informacion të pakonfirmuar që mund të mos jenë groposur, por të jenë hedhur në det”, tha ai.

Karamuço shtoi se një nga të arrestuarit, nëse dëshmon ngjarjen, mund të zbardhë fatin e dy të zhdukurve, sipas ekspertit, teksa shtoi se janë disa pista ku po kryhet hetimi

Kyçi i të gjithë kësaj është zbërthimi i një prej personave që ndodhet në policinë e Sarandës. Nëse ai jep të dhëna të tjera, do të bëhet zbardhja, por sa e mundur është kjo, ende nuk e dimë.

Është thënë se do të fillojë sërish kërkimi në zonat e mundshme ku mund të jenë trupat e dy personave. Është një pikëpyetje shumë e madhe, pasi është krehur njëherë zona, madje dhe me RENEA-n, edhe me dronë. Mund të përdoret edhe qeni K -9, që nuk ka qenë herën e parë. Janë më shumë se dy pista që po hetohen dhe nga ana e Prokurorisë Sarandë, por unë do ta respektoj edhe prokurorinë, e cila ka thënë mos aludoni shumë nëpër media, sepse dëmtoni edhe hetimet tona. Këtu, detyrën kryesore e ka policia”, tha Karamuço.

zhdukja koçoles sulovarit sarandë

Lini një Përgjigje