TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2023, 18:07

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, eksperti ngre dyshimet: Ende e paprovuar se vrasja e biznesmenit u bë nga portugezi

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, eksperti ngre dyshimet: Ende e paprovuar se vrasja

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur rreth hetimeve për vrasjen e Ardian Nikulajt, tha se ende nuk ka prova të forta që vërtetojnë se Ruben Saraiva ishte personi i cili qëlloi për vdekje biznesmenin.

Në një intervistë për “Top Talk”, Karamuço tha se aktualisht ka prova indirekte për një grup që ka ardhur për të kryer një krim, por ende nuk kemi një person që e identifikojmë plotësisht që ky ka ardhur për të kryer vrasjen. Kjo sipas tij për arsye sepse nuk kemi armën e krimit dhe as shenjat e gishtave.

Ata duhet të marrin një vendim të vlerësuar në bazë të provave të mbledhura nga pala shqiptare. Për këtë qëllim kanë sjellë edhe ekspertë të policisë kundër krimit të organizuar dhe një prokuror i cili nesër në seancë do të ketë bindjen për të paraqitur të gjitha materialet e mbledhura. Ne kemi aktualisht me prova indirekte një grup që ka ardhur për të kryer një krim por nuk kemi një person që e identifikojmë plotësisht që ky ka ardhur për të kryer vrasjen.

Ruben Saraiva është ende në arrati dhe është e paprovuar që ky person ka kryer krimin sepse nuk gjendet arma dhe nuk e lidhim dot personin, mund të lidhet nga rrobat por nuk lidhen ate me një person duhet të kemi armën gjurmët e gishtave e gjithçka që ta bëje të kopsitur. Për vendet si Shqipëria ata janë shumë skeptike për ekstradim. Janë dy ende në kërkim, njëri prej tyre po përqesh drejtësinë tonë nga “Tik Toku”. Deri tani vepra penale për të cilën gjykohen këta persona është vrasja me paramendim në bashkëpunim për interes. Nuk ka ende gjakmarrje, sepse domethënë që e lidh subjektin në mënyrë të drejtpërdrejtë ne e kemi me pagesë”, tha Karamuço.

vrasja nikulajt eksperti

Lini një Përgjigje