TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 10:56

Vodhi para në një dyqan në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi para në një dyqan në Vlorë, arrestohet

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për vjedhjen e një shume parash në një dyqan në lagjen “Lef Satalla”. I arrestuari ishte me precedent të mëparshëm penal.

“Kamerat e biznesit kanë filmuar gjithë ngjarjen. Në kuadër të operacionit “Storm17”, u arrestua i riu E.B, me precedent të mëparshëm penal. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje