
Tre persona, autorë të vjedhjes së kasafortës në një biznes në Sauk, janë vënë në pranga. Bashkim Sollaku, 53 vjeç, Endri Kolaci, 37 vjeç, Albert Çela, 40 vjeç, dhe E.GJ, 27 vjeç,nga Elbasani kanë shkuar në Sauk me qëllim vjedhjen e këtij biznesi.
Vjedhja ka ndodhur më 1 mars, ndërsa kasaforta u gjet në lumin Shkumbin, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Vetëm dy prej tyre janë futur në ambientet e brendshme të biznesit. Pasi kontrollojnë përreth në disa sirtarë, më pas gjejnë kasafortën dhe e marrin atë me vete. Nga kasaforta kanë arritur që të marrin 4 mijë euro dhe 1 milionë lekë të vjetra dhe më pas e kanë hedhur në lumin Shkumbin në Elbasan.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan”, njofton policia.
Ndërkohë, të tre personat kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është vetëm 27-vjeçari E.GJ.
Lini një Përgjigje