TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2024, 07:55

U kap me drogë me vlerë 160 mijë paund në furgonin e Amazon, arrestohet shqiptari në Britani

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë me vlerë 160 mijë paund në furgonin e Amazon,

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi kishte fshehur drogë me vlerën 160 mijë paund në makinën e punës.

Shqiptari punonte si shofer transporti në kompaninë Amazon, ku brenda makinës oficerët gjetën pakot e kanabisit, të mbushura me vakum. Në njërën nga çantat, hetuesit gjetën 13 pako, e cila peshonte 16 kg

Pas arrestimit të tij më 29 janar të këtij viti, prokurori tha se Arian Mustafaj ishte intervistuar dhe tha se priste të paguhej 1000 £ për dërgimin e drogës.


44-vjeçari shqiptar pranoi se kishte drogë në makinën e punës, me qëllim trafikimin e saj.

shqiptar britani arrestim droge 160 mije paund

Lini një Përgjigje