
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mat, ku një grua ka ndërruar jetë pasi ra nga ura e Shkopetit.
Mësohet se ajo ishte duke kaluar urën në afërsi të tunelit të Shkopetit pranë aksit Burrel-Milot. Teksa ishte duke ecur me paterica, e moshuara është rrëzuar duke përfunduar në lumë.
Dyshohet se në lumë ka rënë edhe një person tjetër i cili po tentonte t’i jepte ndihmën e parë.
Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërkohë forcat e emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes.
Lini një Përgjigje