TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2024, 14:08

Pjesë e grupit të Amant Josifit, arrestohet në Dubai Merxhan Çeliku

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të Amant Josifit, arrestohet në Dubai Merxhan

Merxhan Çeliku, i akuzuar nga GJKKO, si për grup kriminal, është arrestuar nga policia në Dubai.

Çeliku për 2 vite ishte në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të Amant Josifit, cili nëpërmjet mashtrimit me anë të call centrave kishte zhvatur mijëra euro qytetarëve evropian.

Zbulimi i skemës së mashtrimit që dyshohet se kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 50 milionë euro ndodhi në nëntor të vitit 2022 operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle në Bashkëpunim me SPAK.

Autoritetet zbuluan 15 call centera të ngritura 6 në Shqipëri dhe të tjerat në Gjeorgji, Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet thirrjeve telefonike të punësuarit në këto call centre u prezantoheshin qytetarëve si ndërmjetës që do t’i ndihmon të investonin në kriptovaluta shuma të vogla parash dhe përfitimet më pas do të ishin kolosale.

Por këto shuma që investoheshin nga qytetarët, kryesisht të vendeve të BE, përvetësoheshin nga ky grup kriminal. Të mashtruarit llogariten me mijëra nga shtete të ndryshme të botës dhe dëmi i shkaktuar ndaj tyre llogaritet në 50 milionë euro në çdo tremujor.

"I akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit M. Ç., 32 vjeç."-njofton policia.

Lini një Përgjigje