
Një 21-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive pronësie.
Së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët gjithashtu po procedohen penalisht, ata kërcënuan një 26-vjeçar me të cilin patën një konflikt për një pronë.
Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e 21-vjeçarit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit mes disa shtetasve, gjatë të cilit njëri nga shtetasit kishte kanosur me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trinom”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç.
Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje