
Një 33-vjeçar shqiptar është rikthyer në burg, pasi ishte arratisur 11 vite më parë.
Shtetasi shqiptar kishte arritur të arratisej nga Gjykata e Larisës, në datën 18 qershor 2013, ndërkohë që ishte dënuar me 17 vite burg, duke e shpallur fajtor për aktet e bandës, dëmtimin fizik dhe grabitjen, të kryera në Larisa nga qershori deri në tetor 2012.
Pas arratisjes së tij, nga Prokuroria e Larisës u lëshuan dy urdhër-arreste evropiane, si rezultat i të cilave ai u arrestua në Londër më 12 gusht 2021 dhe dy vjet e gjysmë më vonë, më 22 shkurt 2024, u dorëzua tek autoritetet greke.
Pardje, në kuadër të një vendimi bashkimi të Gjykatës Njëanëtare të Apelit Penal, ai u rikthye në Burgjet e Larisës, për të vuajtur dënimin për veprat për të cilat ishte dënuar. Ai pritet të vuajë 15 vjet burg, pra deri më 22 shkurt 2039.
Sipas hetimeve të Drejtorisë së Sigurisë së Larisës, 33-vjeçari së bashku me pesë të rinj të tjerë (përfshirë katër bashkatdhetarë dhe një të mitur nga Larisa) dhe një numër të panjohur bashkëpunëtorësh nga qershori deri në tetor 2012 kanë grabitur dhe rrahur shtetasit, të cilët po kalonin me makinën e tyre nga rruga e Martalit në zonën e Doganës.
Sipas shkresave të lëndës, autorët “u afroheshin viktimave në befasi ose duke u kërkuar zjarr apo cigare dhe më pas i grabitnin me dhunë, kryesisht duke ua marrë paratë që kishin me vete dhe celularët”.
Sipas denoncimeve, teksa njëri nga të pandehurit i kërkonte shoferit që kalonte t’i jepte një cigare, tjetri hapi papritur derën e pasagjerit dhe më pas, autorët grabitën me dhunë viktimat e tyre.
Lini një Përgjigje