TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2024, 11:46

S'ka liri për Sali Berishën! Avokati sulmon GJKKO: Duan t'i djegin mandatin e deputetit

Shkruar nga Pamfleti

S'ka liri për Sali Berishën! Avokati sulmon GJKKO: Duan t'i

Seanca e parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme, për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës arrest në shtëpi, është shtyrë.

Sipas avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj, kjo është e qëllimshme pasi kërkojnë t’i djegin mandatin e deputetit.

“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.

Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.

Ka disa shkaqe, që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”, ka thënë Gjokutaj.

Sali Berisha është në arrest shtëpie që prej dhjetorit 2023, nën akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ndërkohë, të martën në orën 10:50 një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishës për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

sali berisha

Lini një Përgjigje