
Një histori e pazakontë është zbuluar dje. Leonard Mnela i arrestuar në SHBA me qëllim deportimin në Shqipëri dhe që ishte person i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri por dhe në Itali kishte marrë një vendim nga gjykatat shqiptare të cilin e bënin të vdekur.
Sot është publikuar vendimi i datës 16 qershor 2011 të marrë në Gjykatën e Durrësit nga Ndue Gjura, atëherë gjyqtar i kësaj gjykate.
Cështja është regjistruar më 15 dhjetor 2010 në këtë gjykatë dhe ka nisur përmes të ëmës, Gjelinë Kaçaj, e përfaqësuar nga av. Nasibi Gaxholli, Dhoma e Avokatëve Durrës, me prokurë të posaçme datë 20.07.2010. Palë ka qenë dhe zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës e përfaqësuar nga përgjegjësi i zyrës, z. Shpend Hoxha.
Objekti i shqyrtimit ishte deklarimi i faktit të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i dtl. 14.03.1969, lindur në Shkodër, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, i cili ka ndëruar jetë më datën 03.01.2003 në orën 11.05, në Republikën Bolivariane të Venezuelës, shteti Miranda, Bashkia Suckre, Kisha Famullitare Petare, si dhe regjistrimin në çertefikatën e vdekjes pranë zyrës së gjendjes cvile të Rajonit nr. 2, Bashkia Durrës.
Më 16 qershor 2011 gjyqtari ka deklaruar faktin juridik të vdekjes së Leonard Mnelës në banesën e tij në Venezuelë për shkak të kardiopatisë ishemike.
Deklarimin e faktit juridik të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i datëlindjes 1969, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, lindur në Shkodër, beqar, vdekur më datë 2003, në banesën e tij, në Bashkinë Sucre, shteti Miranda, Republika ariana e Venezuelës, ku shkaku i vdekjes ka qenë: kardiopati ishemike”
E kaluara e Leonard Mneles
Arrestimi i Leonard Mnela u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane. Leonard Mnela do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Leonard Mnela alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezultonte dhe i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Lini një Përgjigje