
Një 21-vjeçare ka humbur jetën ditën e somte në qytetin e Durrësit, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, ku dyshohet se shtetasja D. M., 21 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje