Policia greke ka dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me kapjen e të shumëkërkuarit shqiptar Laert Haxhiu. Sipas policisë greke, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.
Laert Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana.
Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.
Si ndodhi arrestimi i të shumëkërkuarit?
Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një mjetit të ndalonte në zonën e Eleuzës në Janinë. Por shoferi, Laert Haxhiu nuk iu bind patrullës së policisë, ai shtyi gaz për t'u larguar nga policia. Sakaq gjatë përndjekjes nga policia Haxhia është përplasur me tre automjete. Aty është bërë e munduar kapja e tij.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Lini një Përgjigje