TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2023, 09:42

Aksion si nëpër filma/ Zbardhen detaje nga arrestimi i Laert Haxhiut në Janinë, u përplas me 3 makina teksa tentoi t’i shpëtonte policisë

Shkruar nga Pamfleti

Aksion si nëpër filma/ Zbardhen detaje nga arrestimi i Laert Haxhiut

Laert Haxhiu

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në Janinë të Greqisë. Haxhiu ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2017 në Lushjnë. Haxhiu cilësohe si një nga pesë njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare. Ai u kap mbrëmjen e së hënës nga policia greke me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin me inicialet Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Protothema.gr raporton se si ndodhi arrestimi i të shumëkërkuarit. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një mjetit të ndalonte në zonën e Eleuzës në Janinë.

Por shoferi, Laert Haxhiu nuk iu bind patrullës së policisë, ai shtyi gaz për t'u larguar nga policia. Sakaq gjatë përndjekjes nga policia Haxhia është përplasur me tre automjete. Aty është bërë e munduar kapja e tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Orgest Bilbili , Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

Kujtojmë se Haxhiu u shpall rreth një vit më parë së bashku me Talo Çelën, Jani Aliajn, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushi, në listën e 5 njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Si ndodhi masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

 

arrestimi i laert haxhiut

Lini një Përgjigje