TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2023, 10:04

Vrasja e Arian Gosës, gjenden në Durrës makina e Habib Rexhës dhe arma e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Arian Gosës, gjenden në Durrës makina e Habib

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës tre ditë më parë. Ditën e sotme janë gjetur në zonën e plazhit në Durrës makina e Habib Rexhës dhe arma e krimit. Ka qenë vetë Rexha ka treguar vendin se ku i ka lënë.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e Habib Rexhës. Pasi u dorëzua në polici ditën e djeshme, ai ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk e vrau Gosën për gjakmarrje.

Unë jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar Rexha.

Ervis Kurti, shoku i Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arian Gosës, është arrestuar nga policia. Pas shoqërimit nga policia mbrëmjen e djeshme, gjatë orëve të natës i është komunikuar masa e arrestit. Ai akuzohet per përkrahje të autorit të krimit.Kurti është ndaluar pas dyshimeve se ka ndihmuar 31-vjeçarin të largohej pas krimit. Vetë ky i fundit, në dëshminë e dhënë para hetuesve, tha se kishte qenë shoku i tij që e kishte shoqëruar me makinë drejt Kukësit.

vrasja e arian gosës

Lini një Përgjigje