TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2023, 11:16

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e Jan Prengës, Festim Bexhdili rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e Jan

Festim Bexhdili, kopshtari i resortit ku u mbajt dhe më pas u zhduk Jan Prenga ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Bexhdili është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO, teksa Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas ankimimit të dënimit nga kopshtari la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

"Bexhdili u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi. Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

“Ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga. Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të viktimës, Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani. Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin”-thuhet në dosje.

 

vrasja e jan prenges

Lini një Përgjigje