TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2023, 10:52

U arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Arjan Gosës, zbardhet dëshmia e shokut të Habib Rexhës: Nuk kam pasur dijeni 

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Arjan Gosës,
Habib Rexha dhe shoku i tij Ervis Kurti

Ervis Kurti, i cili u arrestua nën akuzën se ka ndihmuar mikun e tij Habib Rexha të largohet pas vrasjes së Arjan Gosës ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen. Kurti është arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi u shoqërua dje në polici pas dëshmisë që dha Habib Rexha.

Edhe Rexha ka thënë se miku i tij nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, por ky pretendim është hedhur poshtë nga ana e policisë së Kavajës, e cila e ka arrestuar për përkrahje të krimit. Policia dyshon se Ervis Kurti e ka ndihmuar 31 vjeçarin për t’u larguar drejt Kukësit pas vrasjes.

Në dëshmi, Rexha ka thënë: “Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia. Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit

Ngjarja ndodhi më 21 maj, ku Gosa u qëllua me plumb në kokë në sy të babait të tij, me të cilin kishte dalë për të pirë një kafe. Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë. Dyshohet se motiv ka qenë hakmarrja. Dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin në mes të Kavajës dhe të dy mbetën të vrarë. Armand Gosa u konfliktua me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë. Pas një sherri për motive banale, Gosa qëlloi me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha me origjinë nga Kukësi ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar me një pistoletë që mbante me vete. Si pasojë e plagëve të marra, të dy personat e përfshirë në konflikt, ndërruan jetë në spital.

habib rexha. vrasja e arjan goses

Lini një Përgjigje