
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona, pas vdekjes së 29-vjeçarit Armond Peshku i cili humbi jetën ditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit.
Dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në vendin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.
Për pasojë, 29 vjeçari Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa 40 vjeçari Hajdar Bala është plagosur dhe është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, pritet që policia të japë detaje lidhur me personat të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë së Bulqizës.
Lini një Përgjigje