
Një minator ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Martaneshit ku një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në galeri.
Mësohet se viktima, është vagonisti 29-vjeçar, Armond Peshku, i cili bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër.
Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos. Sipas policisë, Hajdar Bala është minatori që mbeti i plagosur rëndë.
Ky i fundit po transportohet drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar.
"Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", informoi policia.

Lini një Përgjigje