
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të punës.
I riu punonte në një gurore në fshatin Brataj në Selenicë dhe dyshohet se gjatë punimeve me skrep është dëmtuar nga gurët e si pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se viktima është Jurgen Veshi.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ndërsa disa orë më pak një 29-vjeçar, humbi jetën gjatë punës në një minierë në Martanesh. Viktima, është vagonisti Armond Peshku, i cili bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër. Si pasojë aksidentit në minierën e Martaneshit mbetën të plagosur 2 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Lini një Përgjigje