
Babai 48-vjeçar, i cili akuzohet nga vajza e tij adoleshente se e ka përdhunuar prej 4 vitesh, ka mohuar akuzat dhe pretendimet e saj.
Ai ka deklaruar në mënyrë absolute se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën.
Ndërsa nëna e adoleshentes, e pyetur në polici lidhur me akuzat e të bijës, tha se nuk di asgjë dhe se nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti.
15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçare.
Adoleshentja ka rrëfyer se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.
Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj, 48-vjeçarin me iniciale B. R., banues në Golem. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Lini një Përgjigje