
Zbulohet identiteti i minatorit, i cili humbi jetën në minierën në Thekën të Martaneshit.
Bëhet fjalë për shtetasin Armond Peshku.
Kujtojmë se një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit, ku dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.
Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala është transportuar në spital për ndihmë mjekësore informoi policia e Dibrës.
Aksidenti i rëndë u shënua sot rreth orës 12:50 minuta. Mësohet se i lënduari Hajdar Bala është nisur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.
Lini një Përgjigje