
Kjo është gropa ku u gropos Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij të cilët kishin thurur planin gjakftohtë për ta vrarë. Mësohet se gropa ishte hapur brenda kasolles së bagëtive.
Më herët, gjatë sqarimit të rrethanave të ngjarjes, Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka theksuar se krimi ka ndodhur në banesë dhe më pas e kanë zhvendosur kufomën në kasolle ku dhe e kanë varrosur.
Hitaj theksoi se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Megjithëse ekzekutori ishte i vëllai, vajza fillimisht ka marrë përsipër krimin për faktin se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare dhe nxitja e babait që ajo të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.
Lini një Përgjigje