
Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri Mandri i cili u arrestua se kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.
Nga Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë.
“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal nga “arrest në burg” në atë “detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” . Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha, vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”-thuhet në njoftim.
Asqeri Mandri ka pranuar debatet me bashkëshorten, por ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, sherret kanë nisur pasi gruaja i kërkonte që të punonte roje nate. Konfliktet mes çiftit me 4 fëmijë nisën menjëherë pas kthimit të 34-vjeçarit nga Gjermania, ku kishte emigruar për arsye ekonomike.
Asqeriu pasi kishte ardhur nga Gjermania kishte shfaqur sjellja dhune ndaj bashkëshortes së tij, të cilën përveçse e mbyllte në shtëpi dhe ruante me kamera, edhe dhunonte në sy të katër vajzave.
Ka qenë vetë gruaja që ka denoncuar në Polici për dhunën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër Institut të Tiranës.
Lini një Përgjigje