TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2023, 15:50

U raportua se u rrëzua aksidentalisht, zbardhet ngjarja në Kurbin, Policia: 53 vjeçari u përplas për vdekje nga një makinë

Shkruar nga Pamfleti

U raportua se u rrëzua aksidentalisht, zbardhet ngjarja në Kurbin,

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Laç-Milot” ku një 53 vjeçar u gjet i pajetë në rrugë. Fillimish u raportua se ishte rrëzuar aksidentalisht në anë të rrugës dhe ndërroi jetë nga goditja.

Policia njofton se 53-vjeçari L.K është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtonte i riu E.S.

Mësohet se 28-vjeçarin e ka përplasur me makinë të ndjerin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Për pasojë policia sekuestroi automjetin tip "Benz". I riu është identifikuar dhe vënë në pranga nga policia.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 18:00, të datës 05.11.2023, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku fillimisht u dyshua se aksidentalisht humbi jetën, si pasojë e rrëzimit në rrugë, duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi L. K., 53 vjeç, banues në Kurbin, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Kurbin.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i shtetasit E. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

policia aksident perplas vdekje

Lini një Përgjigje