
I moshuari nga Durrësi që u sulmua pak ditë më parë nga një qen pitbull ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se 84-vjeçari Halil Basha kishte marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Ngjarja u regjistrua pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13.
Sakaq, në pranga ra edhe pronari i qenit, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.
Mësohet se 44-vjeçari Armand Lala e mbante pitbullin në shtëpi por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojë dhe të dalë në rrugët e qytetit ku edhe ka sulmuar të moshuarin.
Lini një Përgjigje