TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2023, 21:04

Aksidenti me dy të plagosur te Kryeministria, arrestohet shoferi 21-vjeçari i 'Benzit'

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti me dy të plagosur te Kryeministria, arrestohet shoferi
21 vjeçari Jorgaq Thengjilli

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi 2 vajza në trotuar pranë Kryeministrisë.

Në pranga ra 21 vjeçari Jorgaq Thëngjilli, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. I riu, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

21-vjeçari iu nënshtruar edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.

Jorgaq Thëngjilli ishte gjobitur më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

Aksidenti me dy të plagosur te Kryeministria, arrestohet shoferi

21-vjeçari sot përplasi me makinë dy këmbësorë (D.K. dhe K.D.) në trotuar pranë godinës së Kryeministrisë. Këta të fundit u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

I riu, nën drejtimin e automjetit Mercedes-Benz me targa AA 528 PY, humbi kontrollin e mjetit dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përfundoi mbi trotuar.

Shoferi që aksidentoi me makinë dy të rejat këtë të diel po lëvizte nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali”.

 

jorgaq thengjilli aksidenti pranë kryeministrisë

Lini një Përgjigje