Policia po pyet disa persona si dëshmitarë, të vrasjes me armë zjarri të 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në Vernante, në zonën e Cueno në Itali.
Sipas La Stampa, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Mes personave të marrë në pyetje është edhe e dashura e 34-vjeçarit.
Sipas Rai News, viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj 34 vjeç dhe vrasja ka ndodhur pasditen e së shtunës.
Viktima u gjet me plagë arme në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
La Stampa, që ka publikuar foton e shqiptarit, shkruan se 34-vjeçari Klaudio Myrtaj ishte qëlluar me pistoletë në kokë, dyshohet me silenciator. Trupi i tij u gjet në një punishte, ku ai herë pas here punonte. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme.
Lini një Përgjigje