TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2023, 21:49

Trafikonin drogë në sasi të mëdha, policia gjermane arreston 4 shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonin drogë në sasi të mëdha, policia gjermane arreston

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Gjermani, ku janë arrestuar 4 shqiptarë.

Mediat vendase shkruajnë se Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivimin e fidanëve.

Shqiptarët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

policia gjermane arreston 4 shqiptarë

Lini një Përgjigje