
Janë publikuar pamjet nga aksidenti i frikshëm që ndodhi ditën e djeshme pranë Kryeministrisë, në rrugën “Ismail Qemali”, ku drejtuesi i një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin, duke përfunduar në trotuar dhe duke plagosur dy persona.
ABC News ka siguruar videot në të cilat shihet se drejtuesi humb kontrollin e automjetit, pak para se të shkaktonte aksidentin. Ndërkaq, të plagosurit, nga përplasja u rrëzuan në trotuar.
Në fillim të videos duket qartë se shoferi po ecën me shpejtësi të madhe, teksa futet në kthesë, kjo ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin dhe të marrë përpara çiftin.
Ndërkohë pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin 21-vjeçar, Jorgaq Thengjilli. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike. Rezulton se ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.
Lini një Përgjigje