TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2026, 14:54

U përplas për vdekje nga autoboti i UKT-së, zbardhen detaje nga aksidenti te ish-Ekspozita

Shkruar nga Pamfleti
U përplas për vdekje nga autoboti i UKT-së, zbardhen detaje nga
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në kryeqytet, ku humbi jetën 72-vjeçarja. 

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se aksidenti fatal ndodhi rreth orës 10:30 në Bulevardin "Gjergj Fishta", pranë Gjykatës së Tiranës.

Të dhënat paraprake tregojnë se një autobot i UKT, me drejtues shtetasin A. B., rreth 52 vjeç, përplasi motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën në terren për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

"Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

 

aksident me vdekje ne tirane

Lini një Përgjigje