TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2026, 12:14

Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se kjo e fundit kishte kërkuar ndarje dhe ishte larguar nga banesa.

Gruaja, nënë e tre fëmijëve, ka mbetur e plagosur rëndë, duke pësuar një dëmtim serioz në qafë. Sipas raportimeve, ajo mundi të shpëtojë falë rezistencës ndaj goditjeve të vazhdueshme të autorit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Materës, në Toskana, ku 43-vjeçari e sulmoi bashkëshorten me një hanxhar mishi, i cili u sekuestrua më pas nga policia si provë materiale, brenda automjetit të tij.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike, duke u strehuar në zonën e Novo Siri. Megjithatë, 43-vjeçari e kishte ndjekur dhe dy ditë më parë i kishte zënë rrugën, duke e sulmuar në mënyrë të dhunshme.

Autori tentoi të përfundonte krimin, por ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve e detyroi të largohej. Pas një ndjekjeje, policia arriti ta ndalojë.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte përkohësisht, efektivët gjetën edhe një sasi kokaine, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Me urdhër të Prokurorit Publik në Matera, 43-vjeçari u dërgua në burgun lokal. Gjykatësi i Hetimeve Paraprake vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi masën e paraburgimit për të, nën akuzën e tentativës për vrasje.

Lini një Përgjigje