TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2023, 07:27

U përplas nga autobusi, flet shoferi i ‘Porsche’: Isha bashkë me vëllain, na kryqëzuan për shkak të makinës!

Shkruar nga Pamfleti

U përplas nga autobusi, flet shoferi i ‘Porsche’: Isha

Shoferi i Porsche, Toldi Aleksi ka reaguar pas aksidentit ku i përfshi ditën e djeshme. Ai thotë se ai është kryqëzuar për shkak të makinës së mirë që kishte, por ajo është thjesht një e mirë materiale e bërë me shumë sakrifica. Ai tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me vëllanë e tij.

“Shqipëria doli nga komunizmi por komunizmi nuk paska dal nga gjaku i shqiptarit!

Sot në aksidentin me autobuzin e unazes në Porsche isha unë me tim vëlla dhe fal Zotit dolem pa dëmtime fizike por vetëm deme materiale.

Kam lexuar komentet dhe falenderoj të gjithë personat që shohin të vertetën ashtu siç ishte e nuk na “kryqëzuan” për shkak të makinës ashtu siç bëri një pjesë tjetër me mallkime e shfryrje.

Përsa i përket makinës, ajo makinë është një e mirë materiale e siguruar nga puna e ndershme, nga djersa, lodhja, ankthi, presioni, frika e dështimit e të gjithë komponentet që duhen për të arritur suksesin!

Me vjen keq per të gjithë ata që nuk munden ti përshtaten këtij sistemi dhe kanë ngelur në të shkuarën që as nuk e kanë jetuar.

Asgjë në këtë jetë nuk është rastësi, është fuqia e dëshirave dhe ëndrrave për t'ja dalë dhe mbi të gjitha SAKRIFICA!

Uroj të gjithë të demtuarve të marrin veten sa më shpejt dhe të tilla fatkeqësi mos të ripersëriten.

Faleminderit Zot”, shkruan Aleksi.

 

u përplas nga autobusi flet shoferi i ‘porsche’

Lini një Përgjigje