TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2023, 15:55

U larguan me 'Range Rover', dalin pamjet nga plagosja me armë e 3 grekëve nga shqiptarët në Athinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U larguan me  'Range Rover', dalin pamjet nga plagosja me armë e

Një sherr mes disa personave në Athinë dy ditë më parë përfundoi me plagosjen e 3 të rinjve grekë nga ishulli i Kretës, njëri prej të cilëve vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe i intubuar.

Ngjarja ndodhi gjatës në lagjen Gazi, një zonë e njohur në kryeqytetin grek për jetën e natës.

Sot në rrjetet sociale është publikuar video nga një kamera sigurie, ku duket momenti kur 2 persona konfliktohen me 3 grekët në ishulli i Kretës të cilët kishin dalë të festonin pas një feste beqarie.

Në rrugë, janë lokalit të natës, mes tyre nis konflikti fizik. Më pas, njëri prej autorëve nxjerr një pistoletë dhe qëllon me gjakftohtësi 3 grekët, dy prej të cilëve janë vëllezër.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar momentin kur autori qëllon me armë tejet i qetë duke shtrirë përtokë 3 persona. Ndërkohë që aty ndodheshin edhe qytetarë të tjerë, por që fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me një automjet Range Rover. Mediat greke raportojnë sot se 2 autort dyshohet të jenë shqiptarë dhe janë pjesë e një bande që vepron në Athinë duke vendosur gjoba ndaj bizneseve.

Shtypi i Athinës raporton se këta persona janë të njohur në lagjen “Gazi”, por edhe për autoritetet ligjzbatuese greke.

Policia greke ka zbuluar se makina me të cilën u larguan autorët rezulton e marrë me qira. Forca të shumta janë mobilizuar për arrestimin e tyre, ndërsa ka dyshime që mund të kenë kaluar edhe kufirin drejt Shqipërisë.

 

plagosja me armë e 3 grekëve shqiptarët në athinë

Lini një Përgjigje