TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2023, 12:14

Plagosën me armë 3 grekë, shpallen në kërkim 2 shqiptarët; dyshohet se kanë ardhur në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën me armë 3 grekë, shpallen në kërkim 2

Policia greke prej disa orësh është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë të konsideruar me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale.

Ata janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët kanë zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar me fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”.

Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij të fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.

Fillimisht ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte sherrin.

Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë.

Ndërsa shoku i tyre 29-vjeçar, është plagosur lehtë.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjesëtarë të grupit “Lions”, të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, nga Delvina në 21 shkurt 2023. Autoritetet greke dyshojnë se ata ose janë arratisur ose do të tentojnë të arratisen në Shqipëri.

plagosën me armë aratisje

Lini një Përgjigje