
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman paraditen e së dielës.
Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje