TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2023, 14:58

Po peshkonte në lumin Buna, mbytet 65-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Po peshkonte në lumin Buna, mbytet 65-vjeçari

Një person ka rënë aksidentalisht në lumin Buna teksa ishte duke peshkuar. Policia e Shkodrës tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës, ku një shtetas nga Kosova, Hashim Sula 65 vjeç, banues në Mitrovicë ka rrëshqitur në ujë ndërsa ishte duke peshkuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit. Kërkimet do të bëhen në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar Hashim Syla, 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

mbytet në lumë bunë

Lini një Përgjigje