Shqetësimet për sigurinë në burgun e Peqinit kanë nisur që prej muajit tetor, edhe pse gjithçka është mbajtur larg vëmendjes së publikut dhe pa transparencë.
Skanera kontrolli për armë e celularë që nuk punojnë, kamera vëzhgimi jashtë funksionit dhe të dënuar me burgim të përjetshëm që lëvizin me armë brenda burgut nga sektori i sigurisë së lartë në ambientet e ajrimit deri tek ambientet e përbashkëta.
Hetimet e prokurorisë së Elbasanit kanë zbuluar se ky ka qenë terreni që shfrytëzoi i dënuari përjetë për vrasjen e turistëve çekë Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit, të mbyllur në qeli për 32 vjet me akuzën e vrasjes.
Shqetësimet për sigurinë në burgun e Peqinit kanë nisur që prej muajit tetor, edhe pse gjithçka është mbajtur larg vëmendjes së publikut dhe pa transparencë.
Si pasojë e këtyre problemeve, rreth tri javë më parë, drejtori i mëparshëm i burgut është shkarkuar. Drejtimin e burgut të Peqinit e ka marrë titullari i ri, Kamber Hoxha, që drejtonte institucioni edhe ditën e ngjarjes së rëndë më 15 dhjetor, kur i dënuari vrau brenda në qeli Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë, Indrit Shaqja. Pikërisht në kohën e këtyre ndryshimeve, arma e përdorur në vrasje ka hyrë brenda burgut ne rrethana ende të paqarta.
‘Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjacaj dhe akteve të administruara, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambientet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo regjimi brendshëm).- njofton prokuroria.
Prokuroria thotë se punonjësit e shërbimit, nuk kanë kryer kontrollin fizik, në momentin e daljes së të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.
Është e paqartë nëse për mosfuknsionimin e skanerave të kontrollit është ngritur shqetësimi nga burgu për instancat eprore dhe nëse prej këtyre të fundit ka pasur kontroll, por edhe kërkesë për kthimin në funksion të pajisjeve përfshirë edhe kamerat.
Lënia e skanerave jashtë përdorimit e ka “dorëzuar” sigurinë e kontrolleve tek elementi njerëzor që është i ekspozuar ndaj gabimit si për shkak të korrputimit ashtu edhe nga gabimet e mundshme.
Mësohet se një pjesë e kamerave të sistemit të vëzhgimit nuk punonin ndërsa në mungesë të skanerave, kontrolli i personave dhe sendeve që hynin në burg, si ushqime, rroba apo furnizime, bëhej fizikisht me dorë nga punonjësit e policisë.
Lini një Përgjigje