TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 13:24

U kapën me kokainë në hotel, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali; u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar policisë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me kokainë në hotel, arrestohen të rinjtë

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën kokainë dhe hashash në ambientet e hotelit ku ndodheshin.

Mediat vendase raportojnë se në momentin e kontrollit u gjetën kokainë dhe mjete për përdorimin e saj, teksa në dhomë ndodheshin dy shqiptarë, 21 dhe 22 vjeç.

Ndërkohë dy shqiptarët që ndodheshin në dhomën tjetër kanë tentuar të arratisen duke dalë nga dritarja, por janë kapur nga uniformat blu. Ata raportohet se janë 19 dhe 24 vjeç, teksa njëri prej tyre ka sulmuar punonjësin e policisë gjatë arratisjes.

Pas një kontrolli në dhoma, policia gjeti brenda një raft ku ndodheshin mjeti që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, qese të shumta celofani dhe një peshore me mbetje kokainë, si dhe një çantë me 2700 euro.

shqiptarë itali

Lini një Përgjigje