TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2024, 07:48

U kap në Ibiza, zbardhen detajet si policia spanjolle ra në gjurmët Leonard Luzit që po planifikonte një tjetër krim

Shkruar nga Pamfleti
U kap në Ibiza, zbardhen detajet si policia spanjolle ra në
Leonard Luzi

Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë pak ditë më parë dyshohet se po organozonte vrasjen e një shtetasi shqiptar.

Por plani i tij dështoi pasi efektivët e policisë në Spanjë morën informacion duke kryer ndalimin e tij.

Sipas të dhënave, Luzi po qëndronte në ishullin e Ibizës e ndërsa ku punonjësit e policisë spanjolle gjatë verifikimit zbuluan se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar.

Gjatë raportit të kryer nga ministria e Brendshme Spanjolle e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale të dedikuar për kryerjen e “krimeve të rënda kundër njerëzve”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve , rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t'i vrasin ato.

Brenda organizatës, i arratisuri vepronte si ndërmjetës midis financierit që jepte porositë dhe anëtarëve të rrjetit, duke transmetuar kështu misionet dhe duke shpërndarë paratë që u ishin caktuar.

 

leonard luzi inez hajrulla

Lini një Përgjigje