
Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 14 kg kanabis dhe rreth 25 mijë euro cash.
I riu shqiptar u arrestua së bashku me një shtetas italian 23 vjeç, të cilëve iu gjetën mbi 14 kilogramë marijuanë dhe rreth 25 000 euro cash.
Teksa policia i ka ndaluar për kontroll, shoferi tentoi të arratisej dhe përplasi makinën e oficerëve, duke plagosur dy prej tyre. Pas ndalimit, policia ka kontrolluar pasagjerët dhe mjetin, duke gjetur poshtë sediljeve 5 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram hashash.
Në banesën e tyre gjetën 540 gramë marijuanë, 7 kilogramë e gjysmë hashash dhe 25 mijë para të gatshme, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Të tre, u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe me urdhër të prokurorit u burgosën në Spoletos në pritje të seancës së vlefshmërisë.
23-vjeçari përsoi lëndime fizike gjatë tentativës për t’u arratisur, ndërsa akuzohet për rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Lini një Përgjigje