TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2024, 11:02

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari me dy identitete

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Suedia

Interpol Tirane dhe Policia e Shtetit kanë njoftuar se ditën e sotme është ekstraduar nga Suedia 34-vjeari me dy identitete, i cili akuzohet për pjesëmarrje më grup të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për Klajdi Kondon, i njohur edhe si Klajdi Meto.

Grupi ku bënte pjesë ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.

"Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet nga Suedia, pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi ku bënte pjesë ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, K. K. alias K. M., 34 vjeç, i lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve  të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë", njofton policia.

Lini një Përgjigje